Klubi Futbollistik “Dardana” dhe trajneri Sadat Pajaziti tashmë kanë ndarë rrugët, mëson Gazeta “Sheshi” me burime pranë klubit nga Anamorava.
Disfata në xhiron e parë të pranverës nga Ferizaj (1-0), i ka kushtuar me punë teknikut të njohur Pajaziti.
Vendimi i është kumtuar gjatë javës Pajazitit, i cili është përshëndetur edhe zyrtarisht me futbollistët.
Vendin e tij e ka zënë Fidaim Haxhiu, i cili ishte duke e ushtruar detyrën e asistentit të shtabit teknik te kjo skuadër.
Ndryshe, Dardana është njëri nga pretendentët për t’u inkuadruar në Superligë.
Klubi nga Anamorava ndodhet me 18 pikë në mesin e tabelës.
/Gazeta Sheshi/