Futboll

Ja kur zhvillohet ndeshja  Gjilani – Llapi

Njëra ndër ndeshjet më interesante të kësaj fundjave pa dyshim pritet të jetë ajo ndërmjet SC Gjilanit dhe Llapit nga Podujeva.

Gjilani ka pësuar humbje në derbin lokal me rezultat bindës 1:4 dhe rikthimin e kërkon pikërisht në ballafaqim me Llapin nga Podujeve, i cili në mesjavë ka pushuar ngase kundërshtari i tyre Ballkani kishte punë për të kryer në Çeki, ku u përball me Sparta Pragë.

Kjo ndeshje do të luhet të shtunën me fillim në ora 15, në stadiumin me bari sintetik. Pas shtatë xhirove të zhvilluara Gjilani është në pozitën e dytë, derisa Llapi është në pozitën e parafundit.

You Might Also Like