Futboll

SC Gjilani u vizitua nga nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli

Gjilan, 20 Maj 2020-Para fillimit të seancës së sotme në prani të Presidentit të SC Gjilanit, Florim Zuka, klubin kuq e bardhë e vizitoi Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

Ismajli, fillimisht shprehi falemnderimet e tijë karshi futbollistëve të skuadrës, për përfaqësim dinjitoz gjatë këtij edicioni.
Gjithashtu, Arbër Ismajli, ofroi mbështetjen e tijë për skuadrën tonë, ku veçanërisht sot ai u zotua për përfundimin e disa punëve të mbetura në fushën ndihmëse, ku skuadra zhvillon seancat stërvitore.

SC Gjilani, falemnderon Arbër Ismajlin për vizitën dhe mbështetjen e tijë dhënë klubit të Gjilanit.

You Might Also Like