Arti pamor

Shkolla e artit pamor prezanton 50 punimet e nxënësve në ekspoziten virtuale “Quarantine”

Gjilan, 3 prill 2020 – Nxënësit e shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati”, kanë realizuar në mbrëmjen e së premtes ekspozitën kolektive në formë virtuale “Quarantine”, në të cilën janë paraqitur 50 punime të ndryshme.

 

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se kjo është ekspozita e parë e kësaj natyre në Kosovë.

 

“Vlerësojmë angazhimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit menaxherial për punën e tyre në këtë kohë të Covid-19. Nxënësit e Gjilanit janë dëshmuar tashmë në fushën e artit dhe jam i lumtur që jemi kampion në nivel vendi me aplikimin e mësimit online”, ka deklaruar Gagica,

 

Drejtori i kësaj shkolle, Roland Masurica, po ndjehet krenar me nxënësit dhe mësimdhënësit, të cilët realizuan ekspozitën e parë në Kosovë të kësaj natyre.

 

“Kushtet e “karantinimit” shpërfaqën një fenomen i cili i mobilizoi vlerat humane të artistëve, e bashkë me to edhe nevojën për t’i jetësuar ato prirje në forma të ndryshme kreative. Pra, në këto kushte të vetizolimit, nxënësit tanë po gjejnë frymëzimin pë të shprehur kreativitetin e tyre artistik, dhe qëllimi i tyre është të përçojë reprezantimin vizuel përmes: videos, pikturës,vizatimit, grafikës, ilustrimit etj.”, ka thënë Masurica.

 

Kryetari i aktivit profesional , prof. Jeton Rexhepi, ka theksuar se se rëndësia  e artit dixhital është vlerësuese në të gjitha  llojet e artit, prodhimi dhe prezantimi i të cilave përfshinë në mënyrë thelbësore përpunimin e kompjuterit.

 

“Ky izolim në distancë, lidh  audiencën me  artin, e kjo na bënë me dije se imazhet dixhitale  dhe teknologjitë e bërjes së tingullit janë duke ndryshuar rrënjësisht kuptimin tonë për artin. Ështe kjo një mënyrë e re për ta provuar botën si të papërcaktuar dhe fragmentare dhe një ndarje të kufijve tradicionalë mes artistit dhe audiencës, veprës artistike dhe procesit artisti”, u shpreh ai.

 

Nxënësit pjeësmarrës të ekspozitës janë:

 

Albin Drainca

Agnesa Agushi

Albina Avdiji

Albnor Sejdiu

Anila Ibrahimi

Argjend Iseni

Aurela Kamberi

Bjondina Zymberi

Blinera Murtezi

Bylkizare Salihu

Djellza Uruqi

Drilona Fazliu

Edona Morina

Elketa Agaj

Elmira Abazi

Elsa Zymberi

Erblina Musliu

Ermira Demolli

Gent Hajrullahu

Idea Shefkiu

Jete Kadriu

Kaltrina Maliqi

Lauresa Thaqi

Lirind Hyseni

Orgena Kastrati

 

You Might Also Like