OPINION

SHQIPTARËT E EGJIPTIT

aliriza Shkruan: Mr. sc. Aliriza Selmani

          Luftërat pushtuese kundër trollit iliro-shqiptar, gjatë shekujve dhe shfrytëzimi i egër, bënë që shtresa të ndryshme të popullit, që nga koha antike filluan të migronin neper vende rreth Mesdheut, për të vazhduar në mesjetë në kohën e bizantit dhe sidomos në kohën e sundimit osman. Prandaj mund të thuhet se gjatë tërë të kaluarës sonë historike si popull më i vjetër i Ballkanit, na ndoqi vazhdimisht egzodi dhe asimilimi si pak popul tjerë të botës. Dikur ishim ndër popujt më të mëdhej të Europës, kurse tani jemi ndër popujt më të vegjël të këtij kontinenti dhe në një hapsirë të ngushtuar të trojeve tona etnike.

Marëdhënjet shqiptaro-arabe i kanë rrënjet që nga koha iliro-fenikase dhe vazhduan në kohën romake e bizantine për të arritur kulmin në kohën e Perandorisë Osmane, gjatë shekujve XVI-XX, kur të dy palët gjendeshin nën sundimin osman dhe vunë lidhjet e drejtëpërdrejta me anën e fesë, kulturës, ushtrisë, tregtisë etj. Nga kjo kohë shqiptarët filluan të luajnë një rol të rëndësishëm në një rajon të gjërë të botës arabe përkatësisht në historinë e një populli të madh. Mirëpopër poraninë e shqiptarëve dhe rolin e tyre në botën arabe, akoma nuk ekziston një studim kompleks, dhe ajo që është shkruar është më tepër në gjuhë të huaja, e shpoesh me qëllime të caktuara politike, apo për për t’a bërë për veti  ndonjë nga figurat e rëndësishme, kurse në gjuhën shqipe kemi fare pak shkrime dhe atë në mënyrë jo institucionale. Por megjithatë “Fenomneni shqiptar”, ishte i pranishëm dhe shumë i rëndësishëm në jetën ekonomike, politike e kulturo-arsimore të botës arabe e në veçanti gjatë shek. XVIII-XIX.

Në saje të asaj që Per. Osmane nuk ishte institucion vetëm i turqve por i gjithë klasës sunduese, edhe i shqiptarëve e të tjerëve, në jetën politike të kësaj perandorie u dalluan shumë kryeministra (sadrazema), ministra (vezirë), bejlerbejë e valinj shqiptarë (rreth 250) dhe shumë prej tyre u afirmuan në krye të administratës së vendeve arabe dhe në lëmenj të tjerë gjatë shekujve XVI-XIX, duke lënë vepra të shumta, disa nga të cilat ruhen edhe sot.

Në saje të famës ushtarake, elementi ushtarak shqiptar kishte prani të konsiderueshme dhe vendimtare në forcat tokësore e detare të disa vendeve arabe. Kështu në saje të forcave detare të katër vëllezërve  shqiptarë si “Prijës të detit”, në fillim të shek. XVI, u çlirua për një kohë Algjeria  e Tunizia nga sundimi spanjoll, kurse ushtaraku i famshëm shqiptar i Perandorisë osmane- Sinan Pasha, në gjysmën e dytë të shek. XVI, në një betejë detare me 200 anuje, theu spanjollët dhe me këtë e çliroi definitivisht Tunizin si vend strategjik nga sundimi spanjoll.

Egjipti (Misiri) ishte vend i cili me shekuj tërhoqi shpërnguljet e shqiptarëve, kurse shkaqet ishin të ndryshme. Këtu që nga gjysma e parë e shek. XVI, kemi sundimin e valinjve shqiptarë, duke filluar prej Sinan Pashë Topojanit i cili la vepra të rëndësishme, kurse në she. XVII, si valinj më të njohur ishin: Hysen Pasha i Pejës, Mehmet, Ahmet Pasha e Ibrahim Pasha. Ndërkaq nga fundi i shek. XVII e fillimi i shek. XVIII në Egjipt paraqiten shumë figura të shquara, udhëheqës ushtarakë e administrativë shqiptarë, si Hysen beu Arnauti- sundues i disa krahinave  të Egjiptit, Ahmet Arnauti-udhëheqës i kalorsisë ushtarake, Mehmet aga Arnauti etj. Ngfa fundi i shek. XVIII vërehet një prani më e madhe e shqiptarëve në Egjipt e sidomos si ushtarë e oficerë të cilët ishin të mirëpritur nga populli, mirëpo shumë prej tyre ranë viktimë e sëmundjes së mortajës (më 1790).

Shqiptarët morën pjesë aktive në luftë kundër francezëve të Napoeon Bonapartës në Egjipt prej vitit 1798-1801. Në këto luftëra ishin me mija vullnetarë shqiptarë, të cilët treguan heroizëm të rrallë dhe ishin fuqia kryesore ushtarake në vend. Në betejën e Abu Kirit më 1799, u shqua ushtaraku Mehmet Ali Pasha i Kavallës me vullnetarët e tij shqiptarë. Pas largimit tëe francëzëve nga Egjipti u paraqit rivaliteti i Mamelukëve (jeniçerëve turko-çerkez) dhe shqiptarëve për sundim në Egjipt. Kjo filloi me zgjedhjen e ushtarakut Tahir Pashë Arnautit për Vali të Egjiptit nga vet populli i këtij vendi. Mirëpo si shpejt vritet nga mamelikët, por prap me kërkesën e popullit më 1805 u zgjodh shqiptari Ali Pasha i Kavallës dhe me këtë u hap një faqe e re e historisë së Egjiptit dhe periudha 150 vjeçaree sundimit të dinastisë shqiptare në këtë vend. Gjatë kësaj koheEgjipti u bë edhe më tërheqës për shqiptarët, si vend ku ishin më të privilegjuar. Kundër zgjedhjes së Mehmet Ali Pashës për Vali të Egjiptit ishte Anglia e cila dsërgoi 5 mijë ushtarë kundër Mehmet Ali Pashës por pësoi disfatë dhe ky shtoi edhe më tepër autoritetin  etij. Pasi që Mamelukët edhe mëtutje ishin pengesë kryesore për Egjiptin dhe qëllimet e tij, Mehmet Ali Pasha më 1811 organizoi vrasjen e të gjithë krerëvev të tyre dhe me këtë e çliroi përgjithmonë Egjiptin pas sundimit gjashtë shekullor të kësaj shtrese ushtarake.

Mehmet Aliu bëri revolucion ekonomik në Egjipt, dërgoi grupe të rinjsh për të studiuar në Perëndim, krijoi ushtri moderne të nivelit evropian, në të cilën kishte shumë shqiptarë sa që vetëm gjatë viteve 1803-18288, në luftëra të shumta në Egjipt , Arabi, Siri e Sudan u vranë rreth 20 mijë vetë. Duhet cekur se ku ishin luftërat më të ashpra dërgoheshin ushtarët shqiptarë.  Kështu kur Sulltani nuk qe në gjendje që t’i japë fund Lëvizjes Vahabiste në Arabi, më 1811, kërkoi nga Mehmet Aliu ndihmë dhe ky arriti t’i japë fund kësaj lëvizjeje por me humbjen e 5 mijë ushtarëve në shkretirat e Arabisë.

Mehmet Ali Pasha veproi jo si vali osman  por si burrë shteti. I vetëdishëm se Perandoria Osmane po shkonte drejt shkatërrimit dhe se kombet duhet të caktojnë ardhmërinë e vet,  mundohej që të formonte një shtet arab në Lindjen e Afërt. Me ushtrinë e tij të fortë me të cilën nuk dinte se ç’ëshë disfata, nën komandën e të birit Ibrahim Pasha  më 1832, mori Sirinë e Palestinën dhe depërtoi në Anadolli duke iu afruar 50 km. Stambollit, por shpejtë ndërhyn fuqitë e mëdha: Anglia, Franca dhe Rusia, për ta shpëtuar rënien nga froni të Sulltan Mahmutit II dhe më 1833 Mehmet Ali Pashës i mbeti Egjipti, Sudani, Arabia, Kreta e Siria. Kështu, tani, faktikisht ishin dy shtete të Perandorisë Osmane. Më 1839 Sulltani dërgoi një ushtri të madhe prej 80 mijë ushtarësh që t’i hakmerret Mehmet Aliut por pësoi disfatë.

Mehmet Ali Pasha ishte në lidhje të vazhdueshme me atdheun përmes guvernatorit të tij në Kretë dhe tregonte interesim të veçantë që të ngriten viset shqiptare në luftë për pararësi, por ra në konflikt serioz me fuqitë e mëdha dhe u detyrua të mbyllet në Egjipt. Ato përpjekje i bëri Ali Pash Tepelena, por në fund dështoi më 1822, e po ashtu edhe Mustaf pash Bushatliu, por edhe ky dështoi më 1831.  Mehmet Ali Pasha para vdekjes kishte vizituar vendlindjen-Kavallën dhe më 1849 vdes pas 44 vjet sundimi në Egjipt.

Nga prania e numrit të madh të ushtarëve shqiptarë në Egjipt u formua kolonia shqiptare, sepse elementi ushtarak u inkuadrua në jetën civile duke krijuar pasuri dhe pushtet, kurse në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, si pasojë e krizës ekonomike dhe gjendjes së përgjithshme në Perandorinë Osmane, pas luftës ruso-osmane (1877-1878) dhe shuarjes së Lidhjes s Prizrenit (1878-1881), kemi një rritje të dukshme të të mërguarve shqiptarë, të vendosur neper viset më të dendura të Egjiptit, e veçanërisht në Kajro e Aleksandri, ku mireshin me tregti, bujqësi, industri e administratë. Në këtë kohë shqiptarët e arabët i lidhte një fat i përbashkët, prandaj kemi edhe një mirëkuptim reciprok për një luftë të përbashkët në sendërtimin e të drejtave kombëtare. Për këtë flet shtypi arab i kohës e sidomos shtypi egjiptas që është përplot me të dhëna për Lidhjen e Prizrenit. Kurse formimi i partisë Ahrar më 1908, në krye me Ismajl Qemalin, që luftonte për të drejtat e kombësive në Perandorinë Osmane kishte edhe shumë arab. Kur filloi lufta ballaknike më 1912, në të cilën po copëtoheshin tokat shqiptare, pati protesta të shumta dhe kërkesa të arabëve që t’u shkojnë në ndihmë.

Shqiptarët e Egjiptit në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në gjysmën e parë të shek. XX, ishin një tërësi etnike dhe krijuan koloni dhe klube të posaçme të punës kulturore, letrare e publicistike, që u dalluan me një aktivitet të madh e të rëndësishëm për tërë popullin shqiptar. Këtu jetuan dhe vepruan figurat e rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si A. Z. Çajupi, A. Xhuvani, Th. Mitko, Jani Vreto etj. Në Aleksandri në vitin 1878 Thimi Mitko botoi veprën më të rëndësishme të kohës “Bleta shqiptare”, kurse pas një viti më 1879 në Egjipt në Kajro u themelua shoqëria e parë e Egjiptit “Vëllazëria”. Më 1910 në Aleksandri me ndihmën e Jani Vretos u themelua shoqëria “Bashkimi” me degët e saj në shumë qytete. Shoqëria e tretë shqiptare dhe e fundit ishte “Bashkësia shqiptare në Egjipt”, në Aleksandri më 1927, e cila veproi deri në dekadën e gjashtë të këtij shekulli, kur shqiptarët shpërndahen  e ndiqen me vendosjen e pushtetit të ri  të Naserit në Egjipt më 1952. Në dekadën e parë të këtij shekulli në Egjipt dolën tetë gazeta dhe një revistë në gjuhën shqipe të cilat shpërndaheshin ilegalisht në viset shqiptare.

Përkundër asimilimit dhe shpërnguljeve nga presioni permanent i regjimit të Naserit, i cili për këtë kishte edhe ndihmën e UDB-ës Jugosllave e të sigurimit shqiptar, sipas diplomatit egjiptas me origjinë shqiptare-Osman Kemajl Arnautit, tani në Egjipt ka rreth 2 milion banorë me origjinë shqiptare.

You Might Also Like