Atletikë

Suad Kryeziu e Luljeta Shala fitues të Vrapimit të Qytetit “Gjilani 2017”

Gara e organizuar në atletikë nga Komun e Gjilanit për nderë të kujtimit të protestave të mëdha studentore të vitit 1981, sot në rrugët e Gjilanit, ka mbledhur rreth një mijë atlet nga Komuna të ndryshme të Kosovës, pastaj pjesëmarrje e konsiderueshme nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe pjesëmarrës edhe nga shtete të tjera të rajonit.

 

Me këtë rast në emër të Komunës së Gjilanit, udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha, ka falënderuar kryetarin e Komunës për mbështetjen e kësaj gare dhe të gjithë garuesit dhe klubet pjesëmarrëse në këtë ngjarje me rëndësi në kujtim të protestave studentore të ’81-shit.

 

“Falë mbështetjes që kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dhënë për sportin dhe posaçërisht për këtë aktivitet është bërë e mundur të mbahet në mënyrën më madhështore deri më tani, gara tashmë tradicionale në vrapim, “Gjilani 2017”. Kjo që po ndodh sot në Gjilan është një madhështi që i jepet Gjilanit. Asnjëherë më parë nuk mbahet mend një pjesëmarrje kaq masive e atletëve në një garë të tillë në Gjilan. Sot në rrugët e Gjilanit kemi rreth një mijë atlet. Pjesëmarrja e garuesve nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe nga shtetet si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe qytetet e rajonit, na dëshmon vërtet epitetin e Gjilanit sportive, pos atij të Gjilanit si kryeqendër e kulturës shqiptare”, ka thënë Hoxha, duke shprehur falënderimet e tij edhe për Federatën e Atletikës, dhe shoqatën e pedagogëve të sportit shkollorë.

 

Ndërsa nga ana e tij kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, ka përgëzuar Komunën e Gjilanit për nivelin e lartë të përgatitjes së garës dhe për madhështinë që sipas tij mund të shihet në qytetin e bukur të mbushur me sportist, vetëm në Gjilan.

 

“Kjo pjesëmarrje masive i shton qytetit të bukur të Gjilani madhështinë. Atletika në Gjilan po shndërrohet në një traditë dhe një vlerë të fuqishme edhe për nivel të Republikës së Kosovës. Urojmë që këso ngjarje të tilla të shihen edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe në organizime të ndryshme, ku pos pjesëmarrjes së madhe edhe përgatitjes teknike dhe profesionale është gjithçka në nivel të lartë”, ka thënë kryetari Sylejmani.

 

Kjo garë është organizuar në tri nivele, për senior, juniorët, pionierë, por, gjithashtu në këtë garë kanë marrë pjesë edhe veteranët dhe personat me nevoja në zhvillim.

 

Ndryshe, i gjithë shtegu i vrapimit është përcjellur nga Policia e Kosovës në Gjilan dhe nga ekipet e shumta emergjente të Mjekësisë Familjare në Gjilan, si dhe nga një numër i madh i qytetarëve të Gjilanit.

 

Lista sipas kategorive fituese te garës:

 

Në kategorinë e pjesëmarrjes së garuesve nga shkollat e Gjilanit, gjinia mashkullore:

Vendi i parë për Valdrin Abazin nga shkolla “Ibrahim Uruqi”,

Vendi i dytë për Shaban Shabanin, nga shkolla “Mulla Idrizi” dhe

Vendi i tretë Kremtim Syla, nga shkolla “Ibrahim Uriqi”

 

Në kategorinë e pjesëmarrjes së garuesve nga shkollat e Gjilanit, gjinia femrore:

Vendi i parë Tringa Nevzadi nga shkolla “Skenderbeu”

Vendi i dytë Diellza Vokshi nga shkolla “Mulla Idrizi” dhe

Vendi i tretë Arta Mustafa nga shkolla “Mulla Idrizi”.

 

Në kategorinë e pjesëmarrjes së garuesve, atletët me karroca:

Vendi i parë, Avdyl Ibishi,

Vendi i dytë, Reshat Halili dhe

Vendi i tretë, Azem Zeqiri.

 

 

Në kategorinë e pionierëve në shtegun prej dy mijë metra, meshkujt:

Vendi i parë, Ardian Peci,

Vendi i dytë, Arijan Ismajli dhe

Vendi i tretë, Florim Berisha.

Femrat:

Vendi i parë, Fjolla Geci

Vendi i dytë, Isma Hajdari dhe

Vendi i tretë, Elona Hoda.

 

Në kategorinë e juniorëve në shtegun prej  katër mijë e 300 metra, meshkujt:

Vendi i parë, Çlirim Hyseni,

Vendi i dytë, Muhamet Smajli dhe

Vendi i tretë, Florent Shabani.

Femrat:

Vendi i parë, Gentiana Peci,

Vendi i dytë, Valentina Kelmendi dhe

Vendi i tretë, Leonita Zeqiri.

 

Në kategorinë e seniorëve në shtegun prej 11 mijë e 300 metra, meshkujt:

Vendi i parë, Suad Kryeziu,

Vendi i dytë, Ilir Rrudhani dhe

Vendi i tretë, Emin Grajçevci.

Femrat:

Vendi i parë, Luljeta Shala,

Vendi i dytë,Arbnore Berisha dhe

Vendi i tretë, Donika Bujupaj.

 

Në kategorinë e veteranëve në shtegun prej 4 mijë metrash meshkujt:

Vendi i parë, Hasan Jonuzaj,

Vendi i dytë, Hamim Çilafi dhe

Vendi i tretë, Ragmi Ibrahimi.

Femrat:

Vendi i parë, Majlinda Canolli,

Vendi i dytë, Ardiana Asllani dhe

Vendi i tretë, Laureta Çirlaci.

 

You Might Also Like