Futbolli ndërkombëtar

Musa Hajdari fitues i gjysmëmaratonës “Vrapojmë shtigjeve të Agimit”

Në qytetit e Gjilanit është mbajtur gjysëm-martona “Vrapojmë shtigjeve të Agimit”, e cila ishte 21 kilometra e 138 metra. Pozita e parë i ka takuar Musa Hajdarit nga Kamenica, i cili shtegun e kaloi për 1 orë 14 minut e 29 sekonda. Ndërsa, fituese në konkurencën e femrave ishte Gresa Bakrraqi nga Peja e cila shtegun e kaloi për 1 orë 25 min e 31 sek. Në vrapimin në 5 km ishte më i miri Genc Isufi nga Prishtina, ndërsa në konkurencën e femrave ishte Ornela Belegu nga Peja. Në 5 km për veteran më i miri ishte Bledar Mesi nga Shqëpria, ndërsa tek veteranet ishte Natyra Shala nga Peja. Në vrapimin në 2 km për pionerë më i miri ishte Lorent Mazreku nga Malisheva, ndërsa tek femrat ishte Velona Mani nga Podujeva. Tek garuesit me nevoja të veqanta ngadhënjeu Reshat Haliti nga Gjilani. Atletët fitues në këtë gjysmë Maratone kanë përfituar nga 1138 Euro, pozita e dytë nga 552 euro ndersa pozita e tretë nga 276 euro. Gjysem-martona u mbajt në dy kategori, për meshkuj dhe femra, në 5 disiplina sportive.

You Might Also Like