Gjilan

Sylejmani: Në Raportin e Drejtorisë Komunale të Arsimit ka shumë mangësi

Në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Gjilan, drejtues të kësaj lëvizje kanë folur për zhvillimet në arsimin gjilanas. Në këtë konferencë, Fehmi Sylejmani, anëtar i komitetit  komunal për arsim dhe njëherit  anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan me theks të veçantë është ndalë tek raporti i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, ku ndër të tjera ai ka gjetur shumë mangësi, që ai i ka cekur.

Sipas Sylejmanit,   Raporti i prezantuar nga DKA  nuk është i punës njëvjeçare,  por 11 muajsh. Në raport nuk përfshihen raporti i  suksesit dhe mungesat e nxënësve dhe mësimdhënësve, kurse në kapitullin: ”Aktivitetet e implementuara”- Mbikëqyrja e vazhdueshme e  Institucioneve edukative  arsimore  – flitet në formë të përgjithësuar pa e dhënë as një të dhënë për gjendjen në shkollat e monitoruara dhe për efektet e monitorimit.

Sylejmani ka theksuar se garat e diturisë të organizuar nga koordinatori nacional, për rini dhe sport, gabim total dhe dështim në të gjitha aspektet, kurse pajisja e shkollave me mekanizëm digjital,  një projekt i panevojshëm për sistemin arsimor.

Në VV kanë pyetur se cilat shkolla janë pajisur me tabela të mençura dhe sa ka qenë vlera e asaj tabele, ose nga cilët  donatorë janë  dhuruar dhe sa shkolla në të vërtetë i përdorin këto tabela? Ata kanë pasur vërejtje edhe tek projekti, “ME MË SHUMË MËSIMDHËNËS PËR KLASAT E ( 3, 4 DHE 5) nuk ka ndonjë instrument matës për te, përveç opinioneve të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve. Duhet kërkuar më shumë analizë për këtë projekt.

Një ndër mangësitë që e kanë përcjellë arsimin në Gjilan, Fehmi Sylejmani e ka cekur edhe se realizimi i kthimit të procesit mësimor nga tre në dy ndërrime në SHFMU”ThimiMitko” i pranueshëm, mirëpo me shumë defekte dhe mangësi, në qasje dhe në mënyrën se si është bërë.

Ai tha se pati ndikime politike në  konkurse për mësimdhënësit, drejtorë, dhe punëtorë teknikë, kurse testi i Arritshmërisë  dhe Testi i Maturës Shtetërore, menaxhimi i tyre është përcjellë me plotë parregullsi.

Në Raportin e DKA-së, kur flitet për hapjen e dy klasave shtesë në Shkollën e Mjekësisë, nuk thuhet kur janë hapur këto klasë, teksa shtimi i paraleleve në mjekësi pamundëson shtimin e nxënësve në shkollën e bujqësisë.

“Emërimi  koordinatorëve të cilësisë në shkolla, një nga dështimet më të mëdha të arsimit, meqë tashmë dihet se të gjitha emërimet e tyre kanë qenë në vijë politike “, ka thënë Fehmi Sylejmani, anëtar i komitetit komunal për arsim dhe njëherit  anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, që ka shtuar se paraqitja  tepricave teknologjike të personelit profesional në arsimin para-universitar, ky term nuk përkon me qeniet frymore, prandaj mund të kuptohet edhe sy fyese, dhe duhet zëvendësuar me ndonjë term adekuatë .

Sylejmani ka përmendur edhe hartimin e rregullores për nivelin e  arsimit parauniversitar, edhe përkundër qe në komitet është diskutuar dhe është dhënë drita jeshile që të vazhdohet dhe të sajohet sa më shpejtë, megjithatë ka mbet që drejtoria e arsimit të merret me mënyrën e hartimit apo edhe organizimin e ndonjë punëtori për këtë çështje, kurse për  zbatimin e Kurrikulës së re, për të tha se lë për të dëshiruar. Ai nuk la pa përmendur edhe mungesën e kabineteve shkollore mbete edhe më tej brengë, ndriçimi i klasave dhe ngrohja në disa shkolla nuk është në nivelin e dëshiruar, pastaj  tenderi për nevoja të nyejve sanitare, tepër i lartë dhe askush nuk jep llogari, hapja e dritareve nëpër dyer  të klasave, po i ngjason dyerve të burgjeve, kurse ka rikujtuar se edhe më tej shkolla në Haxhaj  punon në podrum të xhamisë së fshatit  dhe krejt në fund raportin e DKA-së e ka quajtur të  mangët dhe se duhet të sillet një raport tjetër  më i  kompletuar për vitin 2019.

 

You Might Also Like