Gjilan

Tash e pesë ditë, asnjë rast nuk është testuar në Gjilan për Covid-19

Gjilan, 1 prill 2020 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, kanë mbajtur takimin e radhës në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, ku pos drejtoreshës, Dr. Ajhane Sefiu, ka marrë pjesë edhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili, Dr. Burbuqe Shkodra, epidemiologe, drejtori i QKMF’së, dr. Fejzulla Berisha dhe komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, major Agim Lipovica.

Nga ky takim u konfirmua se tash e pesë ditë, asnjë rast nuk është testuar në Gjilan me Covid-19, derisa u tha se familjeve të prekura është stabile.

“Këto rezultate të menaxhimit të mirë të situatës janë arritur nga bashkëpunimi shumë i mirë i Komitetit të themeluar nga kryetari Haziri, në të cilin janë të përfshirë të gjitha institucionet komunale dhe regjionale. Hallka e bashkëpunimit është jashtëzakonisht funksionale. Jam shumë i lumtur që kemi arritur në këtë nivel”, ka deklaruar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.

Por, ai ka apeluar të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, sikur deri tani, sepse është e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit corona.

You Might Also Like