Gjilan

Alban Hyseni e Albin Kurti shkëmbejnë ide se si të ecet përpara

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit ka takuar kryeministrin Albin Kurti. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, i cili ka shkruar në facebook:
Kënaqësi gjithmonë takimet dhe bashkëbisedimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Sot diskutuam për sfidat dhe projektet në komunë dhe shkëmbyem ide si të ecim përpara.
Dikur angazhoheshim që të ndalnim të keqen, tani jemi te përkushtuar që ta nxjerrim vendin nga aty ku e kanë zhytur ata që ishin para nesh, të sanojmë dëmin e shkaktuar dhe të zhvillojmë perspektivën.
Do të lëvizim përpara së bashku drejt së ardhmes më të mirë për qytetarët dhe vendin.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

You Might Also Like