Libri

TË VRITET QIELLI

Avdush Canaj
Pëllumbit që vinte
Te dritarëza e qelisë
Ia mësova vargun
Liria po vjen
Po vjen liria
Ai filloi të guguroi
Qiellit të burgut
Ç`është ky zë?-pyeti roja
Qielli
Qielli po këndon
Për lirinë e tyre
Thanë trishtueshëm gardianët
U dha urdhëri
Të vritet qielli
Pranverë, Burgu i Foçës, 1985
Mund të jetë një imazh i natyra

You Might Also Like