Viti

U mbajt diskutimin për planifikimin e buxhetit me sportistët vitias

Në kuadër të diskutimeve publike që po mbahen në lokalitete të ndryshme të komunës së Vitisë, si dhe me kategori të ndryshme të qytetarëve, është mbajtur takimi me sportistët vitias, për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2022-2024.

Drejtori i drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, tha se në planifikimin e buxhetit për 2022-2024, do të punohet me të gjitha kapacitetet për përkrahje në të gjitha kategoritë e sportit. “Kemi punuar dhe po punojmë, edhe në krijimin e hapsirave sportive, si: stadiumet, palestrën sportive, fushat sportive qoftë sintetike apo nëpër shkolla si dhe terene të ndryshme sportive”, tha Rama.

Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala, tha se shoqëritë kulturore dhe sportistët vitias janë ambasadorët më të mire të qytetit të Vitisë. Ai, gjithashtu shprehi gatishmërinë, që të ju del në ndihmë në çdo formë të mundshme.
“Ju jeni ambasadorët e qytetit të Vitisë. Në rastet kur ju keni nevojë, ne do të ju ndihmojmë me të gjitha mundësitë dhe në çfardo forme, nëse është e rëndësishme për zhvillimin e aktiviteteve. Kemi punuar, por natyrisht se kemi akoma nevojë që të investojmë në fushën e sportit”, ka thënë Lala.

Ndërsa, në fund të këtij takimi pjesmarrësit kanë parashtruar disa kërkesa dhe sygjerime, si: të përkrahet financiarisht qendra rinore, të rritet buxheti në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, të ngritet vetëdija e të rinjëve për pjesëmarrje në Hiking, të krijohen më shum shtigje për çiklizëm, konkretisht përgjatë fshatrave Tërpezë, Pozheran, Viti dhe Binçë.

Gjithashtu, u kërkua të përkrahen edhe klube të ndryshme sportive për të rritur dhe fëmijë, nga të dyja gjinitë.

Përndryshe, me këtë kjo komunë, ka përmbyllur ciklin e diskutimeve publike për planifikim të buxhetit.

Ndonëse ishte paraparë që sot të mbahet edhe një takim i tillë me fermerët vitias, takimi nuk është mbajtur shkaku i numrit të vogël të pjesmarrëve.

Aziz Zuka

You Might Also Like