Viti

Vazhdimi i kontakteve në mes Komunës së Vitisë dhe asaj të Velika Pisanicës së Kroacisë kurorzohet me nënshkrimin e marrëveshjeve bashkëpunimi në shumë fusha

“E rëndësishme është kjo marrëveshje për faktin se në rajonin e kësaj komune, jeton një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të komunës së Vitisë nga nacionaliteti kroat, respektivisht në Bjellovarë dhe Bilogore në Kroaci ”, u shpreh kryetari i Velika Pisanicës Fredi Pali.

Bazuar në vendimin për nisjen dhe thellimin e Bashkëpunimit mes komunave asaj të Vitisë dhe të Pisanicës së Kroacisë sot në Viti për vizitë, ka arritur një delegacion i kësaj të fundit me që rast është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjellë ndërmjet Komunës së Velika Pisanicës dhe Komunës së Vitisë.

Marrëveshja është nënshkruar për zbatimin e Vendimit për vendosjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat e ekonomisë, kulturës,

arsimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në shumë fusha si dhe nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve ekonomike, institucioneve arsimore, kulturore dhe sportive dhe shoqërisë civile. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vlerësuar marrëveshjen si shumë të rëndësishëm, që vendos ura bashkëpunimi në fusha të ndryshme mes të dyja komunave.

“Jam shumë i nderuar që sot nënshkruam këtë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin z.Pali, që do të na shërbej si shembull i shkëmbimit të përvojave mes dy komunave. Ky është orientim i progresit në të ardhmen, prandaj edhe e konsideroj me peshë këtë marrëveshje” ka thënë kryetari Haliti. Ka thëën Haliti pas ceremonisë së aktit të nënshkrimit të këtij dokumenti,

“E rëndësishme është kjo marrëveshje për faktin se në rajonin e kësaj komune, jeton një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të komunës së Vitisë nga nacionaliteti kroat, respektivisht në Bjellovarë dhe Bilogore në Kroaci ”, u shpreh kryetari i Velika Pisanicës Fredi Pali.

Ai u shpreh mirënjohës për ofrimin e bashkëpunimit me komunën e Vitisë dhe e çmoj lartë arritjen e kësaj marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellët. Në bazë të kësaj marrëveshje, të dyja

komunat do të inkurajojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e turizmit, promovimin e ofertës turistike, shkëmbimin e prospekteve dhe informacionit dhe organizimin e manifestimeve propagandistike dhe ekspozitave.

Në fushën e bujqësisë, bashkëpunimi i ndërsjellë do të nxitet nga shkëmbimi i përvojave dhe arritjeve teknologjike, organizimi i ekspozitave, prezantimi i përbashkët dhe të ngjashme. Bashkëpunimi ekonomik do të zhvillohet veçanërisht në fushën e turizmit, bujqësisë, tregtisë dhe artizanatit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetarët e të dyja komunave shkëmbyen dhurata e mirënjohje, ndërkohë që udhëheqja komunale e Vitisë u ftua që me 28-30 qershor, të vizitoj komunën e Pisanicës.Aziz Zuka

You Might Also Like