Viti

Gjeti portofolin me rreth 2 mijë euro dhe e dorëzoi në polici

Sot me datën 06.07.2023, rreth orës12:25 ka ardh në Stacionin Policor Viti një qytetar me inicialet D.S. dhe deklaron se ka gjetur një Portofol me ngjyre te zezë, ne te cilën nuk kishte asnjë dokument identifikues, por në portofol ishte një shumë e parave në vlerë prej njëmijë e nëntëqind e dyzet euro dhe gjashtëdhjetë e pesë cent (1940.65) Euro si dhe njëqindë (100) franga Zvicerane.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arrit me e identifikuar personin (një mërgimtari) që i kishte humb Portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjete portofolin.

Pronari i Portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer Portofolin.

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës

You Might Also Like