Futboll

Vllaznia gjen një kryetrajner të ri

E pati nisur me Sallah Sherifin dhe pak para fillimit të kampionatit Vllaznia e Pozharanit angazhoi Bekim Isufin në postin e kryetrajnerit, kurse klubi pozharanas kurrsesi nuk po e gjente vetën në elitën e futbollit kosovar. E sollën në ekip edhe Bylbyl Sokolin, por klubi gjelbër e kuq nga Pozharani nuk I iku dot fundit, andaj pak para Vitit të Ri, Vllaznia e Bylbyl Sokoli ndanë rrugët.

Tashti, kur ekipet me të madhe kanë nisur fazën përgatitore, Vllaznia e Pozharanit ka nisur të riorganziohet dhe së fundi ka gjetur edhe kryetrajnerin e ri e ky është Agron Selmani, trajner me përvojë që ka udhëhequr disa klube kosovare. Selmani është prezantuar sot në ekipin e Vllaznisë dhe atë e prêt një detyrë e vështirë në kampionat, ngase Vllaznia renditet e fundit dhe mëton që së paku të kap barazhin.

You Might Also Like