Në mesin e shumë klubeve të cilat nderuar Turneun Ndërkombëtar të karatesë “Ditët e Agimit”, ishte edhe klubi i karatesë “Besa” nga Bujanovci, të cilët në mesin e tyre kanë shumë rezultate e talent të karatesë.
Trajneri I KK “Besa”, Ramiz Asllani i emocionuar me pjesëmarrjen në këtë turne “Ditët e Agimit”, ka theksuar.
“Një kohë të gjatë jam në sportin e karatesë por të jesh sot në këtë turne është një emocion i madh, është krenari ta nderosh një figurë cfarë ishte heroi ynë Agim Ramadani.
Agimi me gjakun e njomë të tij, ujiti lirinë të cilën po e gëzojmë kudo që jemi. Ne si klub gjithmonë do të jemi pjesë e këtij turneu të madh, pasi nuk ka respekt më të madh se të përkulesh para emrit të Agim Ramadani. I lehtë i qoftë dheu që ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë”.