Sportet luftarake

Leotrim Rexhepit gripi ia pamundëson zhvillim e duelit ndaj boksierit spanjoll

Boksieri Leotrim Rexhepi i cili po bën hapa të sigurt në boksin profesionist, ku nga katër meqet e zhvilluara – tri i ka përfunduar me fitore dhe një me barazim, duke treguar përformancë të jashtëzakonshme, nuk do të mund të zhvillon duelin e rradhës të paraparë për në mujin mars ndaj bokserit spanjoll, Alvaro Ouaoua. Leotrim Rexhepi meqin e radhës është dashur ta zhvillon me 23 mars në Centro Deportivo “Boxing Unitres” në Picanya të Valencisë të Spanjës. Ky meqë ishte paraparë të zhvillohet në gjashtë raunde dhe me shumë dëshirë Rexhepi e kishte parnuar të përballet me boksierin Spanjoll, por në momentet e fundit boksieri gjilanas sot e ka anuluar këtë meqë për shkak gjendjës së tij shëndetësore. “Më teper se dy javë jam në ushtrime intenzive për këtë meqë. Me shumë dëshirë e kam pranuar këtë duel i cili është dashur të zhvillohet në gjashtë raunde, deri tani përgaditjet kanë shkuar shumë mirë të cilat ishin dy herë në ditë, por tani e dy ditë nuk jam duke e ndier vetën mirë dhe kam ndërprerë ushtrimet pasi jam me një grip shumë të fortë dhe mjekët më kanë sygjeruar që ta anuloj këtë meq pasiqë sipas tyre gripi mund të lë pasoja sëpaku 10 ditë, dhe me këtë ndalesë të gjatë është problem ti përballosh një meqi cfarë është ai në Spanjë”. Leotrim Rexhepi mjaft i mërzitur për këtë vendim të domosdoshëm ka premtuar se shumë shpejt dashamirët e tijë do të kenë mundësi ta përcjellin në meqin e ri. “Do të bëjë përpjekje maksimale që sa më shpejt ta aranzhojë një meq me menagjerin e tim, dhe do të mundohem që ky meqë të zhvillohet në qytetin e Gjilan në Palestrën Sportive, ku sëbashku me tifozët e stërmbushur në Palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”, do ti gëzohemi fitores së rradhës në boksin profesionist”.

You Might Also Like