Sportet me dorë

𝗞𝗩 𝗗𝗥𝗜𝗧𝗔 𝗔𝗥𝗥𝗜𝗡 𝗙𝗜𝗧𝗢𝗥𝗘𝗡 𝗘 𝗣𝗔𝗥Ë 𝗗𝗛𝗘 𝗔𝗙𝗥𝗢𝗛𝗘𝗧 𝗧𝗘 𝗠𝗘𝗗𝗔𝗟𝗝𝗔 𝗘 𝗕𝗥𝗢𝗡𝗭𝗧Ë 𝗡Ë 𝗕𝗩𝗔 𝗖𝗨𝗣 𝟮𝟬𝟮𝟱

Skuadra vendase KV Drita (KOS) ka arritur fitoren e saj të parë në BVA Cup 2025 (Femrat), duke triumfuar me rezultat të pastër 3:0 (25-10, 25-14, 25-12) ndaj OK Fit Fun Volley (MKD) në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.
Vajzat e Dritës treguan lojë të disiplinuar dhe energji të lartë gjatë gjithë takimit, duke dominuar në çdo aspekt të lojës — nga shërbimi, në mbrojtje dhe në sulm. Me këtë fitore, Drita afrohet te medalja e bronztë në Kampionatin Ballkanik, një arritje e merituar për skuadrën vendase që po tregon përparim nga ndeshja në ndeshje.
Në ndeshjen e fundit të turneut, KV Drita do të përballet të enjten me AEK Athinën, skuadrën favorite dhe të vetmen të pamposhtur deri më tani në BVA Cup 2025.

You Might Also Like