Sportet me dorë

KV Drita-meshkujt: Fatlum Hajrizi në Top 10, Dilon Latifaj, shpresë e vitit

“Më të mirët e vitit 2023” në Sport në Komunën e Gjilanit.

Në ngjarjen vjetore për më të mirët e vitit 2023 në Kulturë, Rini dhe Sport të organizuar nga Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport u bë zgjedhja e më të mirëve në komunen tonë.

Kështu në mesin e Top 10 sportistëve më të mirë të qytetit, me plot meritë ishte edhe kapiteni jonë, Fatlum Hajrizi.

Ndërsa edhe lojtari, Dilon Latifaj ishte në përzgjedhjen e më të mirëve duke hyrë në mesin e më të mirëve tek “Shpresat e vitit”

KV Drita M është Krenare me të arriturat e djelmoshave bardh e kaltër dhe ju uron edhe më shumë suksese në të ardhmen.

You Might Also Like