Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësitet e policisë në komunitet sot me datën 05.09.2025 për nderë të njëzet e gjashtë (26) vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës kanë shpërndarë rekuizita me logon e Policisë së Kosovës në pjesë të ndryshme të qytetit të Gjilanit si dhe në shkollën fillore të ulët ,,Thimi Mitko’’ kopshteve në qyte dhe shkollave tjera në Gjilan dhe rrethinë.
Me këtë rast qytetarët të shumët, nxënës dhe arsimtar kanë shprehur mirënjohje për Policinë e Kosovës duke u uruar atyre ditën e themelimit të Policisë.
Po ashtu në vigjilje të kësaj date Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan dhe Stacionet Policore të kësaj drejtorie me këtë rast kanë pritur edhe shumë vizitore nxënës, staf i shkollave, zyrtar të lartë komunal e qytetarë të ndryshëm të cilët kanë pasur rastin që nga afër të vizitojnë ambientet e punës dhe duke u njoftuar me punën dhe aktivitetet të cila bëhen në këto ambiente nga ana e Policisë së Kosovës për ç’do ditë.
Policia e Kosovës me krenari feston përvjetorin e themelimit të saj duke qenë gjithmonë në shërbim të gjithë qytetarëve.