Shuka, Ramqi, Maksi, Naseri… nderohen me mirënjohje post mortum
Shukri Sylejmani, kryetar legjendar i Klubit të Futbollit Gjilani, Ismet Bajrami, portier i njohur gjilanas, Maksut Maksuti, futbollist dhe trajner i njohur si dhe Naser Sylejmani, ekonom i FC Drita, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë vitit 2020, janë nderuar me mirënjohje post mortum (pas vdekjes) për meritat e tyre që i kishin në sportin e futbollit.
Ata janë përkujtuar dhe janë nderuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila këtë të mërkurë ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve në futbollin kosovar për vitin 2020. Këtë punëtorë të palodhshëm ishin në mesin e 51 personaliteteve, të cilët sivjet ndërruan jetë dhe që kishin dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e lojës së futbollit. Kryelajmi.com.



