Sporte të tjera

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” i pari në garat rajonale në shah

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” i pari në garat rajonale në shah

 

Sporti shkollor ka nisur aktivitetet në fillim të këtij viti, kurse dy shkolla nga Gjilani janë treguar tejet të suksesshme në garat e shahut. Kështu në garat rajonale, në konkurrencën e shkollave fillore SHFMU “Thimi Mitko” zuri vendin e dytë, kurse ndër shkollat e mesme, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” zuri vendin e parë dhe do t’a përfaqësojë rajonin tonë në garat republikane.

 

Afrim Selimi, kryetar i Shoqatës së Sportit Shkollor në komunën e Gjilanit ka thënë se garat do të vazhdojnë edhe në sporte të tjera, kurse ai është ndarë shumë i kënaqur me sukseset e arritura.

 

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” edhe në të kaluarën disa herë ishte shpallë kampion në shah falë punës së palodhshme që në këtë kolektiv. Kësaj radhe ekipi është përgatitur nga mësimdhënësit Reshat Syla e Adem Adiler, por edhe me përkrahjen e mësimdhënësve Blerim Shala dhe Selami Haziri.

 

Drejtoria e Shkollës dhe stafi mësimdhënës urojnë nxënësit tanë për këtë sukses të madh.

 

You Might Also Like