Sporte të tjera

KGJ Vllaznia nga Shkodra ekipi më i mirë në disiplinën e gjimnastikës në kuadër të Manifestimit Kulturor “Flakadani i Karadakut”

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sporte dhe të Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema” në Viti në kuadër të Manifestimit Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut” është mbajtur aktiviteti i radhës në gjimnastikë.

Pas pjesëmarrjes së shumë klubeve nga të gjitha trojet shqiptare, kampion u shpall Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia” nga Shkodra, e cila garoi në disiplinën e gjimnastrdës. Ekipi shqiptar është falënderuar për mikpritjen e ngrohtë nga Drejtoria Sportit dhe e Kulturës Viti dhe ka dhënë një vlerësim i madh për iniciatorin e këtij aktiviteti, prof. Hazir Alidema.

Trajneri i Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema”, profesori Hazir Alidema, i është falënderuar të gjitha ekipeve pjesëmarrëse, duke shtuar se ekipet pjesëmarrëse janë nderuar me mirënjohje nga organizatorët, sikurse qe me nga një falënderim janë nderuar edhe rreth 150 pjesëmarrës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like