OPINION

SFIDAT E REFORMËS ZGJEDHORE EDHE PËR DIASPORËN

 

kadri Shkruan: Kadri Gërval –

 

Njëra prej çështjeve me peshë shumë të madhe, pas reformave kushtetuese në një shtet pa dyshim se janë reformat zgjedhore. Për të realizuar një reformë të mirëfillte duhet ne mënyrë te vazhdueshme,  të punohet përmes një procesi mjaft të gjatë kohor.

Pas luftës ,Kosova ka pas shumë zgjedhje,lokale dhe parlamentare, por nuk mundë të thuhet se është gjetur formula e përshtatshme e sistemit zgjedhorë.

Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore,nuk po duket fare se është duke punuar, diçka në këtë drejtim. Presidenti i vendit z Hashim Thaçi, ka dështuar që t’i bëjë së bashku liderët për të diskutuar për reformën  zgjedhore .

Njëri nga problemet e kesaj fushe  mendoj se është, kompleksiteti i zonave zgjedhore. Për të ndryshuar diçka duhet  që përveç të jesh i guximshëm , të thirresh edhe ne profesionalizëm. Modalitetet,e vendeve në rajon , duhet shikuar dhe të merret ajo që Kosova ka nevojë, më tepër dhe urgjente. Dihet se Kosova i ka edhe specifikat e veta  që burimin e kanë edhe nga „PAKOJA E AHTISARIT“,ku  vend të rezervuar ju len pakicave.

-Në Shqipëri sistemi zgjedhor  vepron në 12-zona, të cilat janë të rregulluara në bazë të 12 qarqeve administrative. Në Maqedoni  pas Marrëveshjes së Ohrit, është arritur një kompromis  në nivel  të partive, më te mëdha. Kjo le të kupton se vendi vepron në 6- njësi zgjedhore.

Kroacia një vend, ku Kosova duhet te merr model, në fushën e sistemin zgjedhor, vepron  në 12 zona. Kroacia duke e respektuar kontributin e diasporës kroate , vendosi që njëra nga zonat jo-gjeografike të jetë edhe diaspora. Kjo rezultoi me 5 deri në 10 deputet nga diaspora.

Kosova, duhet që krahas punës që komisioni për reformë zgjedhore të merr ndonjë vendim, të kërkohet që si zonë jo -gjeografike të jetë diaspora . Kosova ka një diasporë te madhe, ku vota e tyre do te ndryshon skenën politike. Pra Parlamenti i Kosovës, sa ma parë të ketë së paku 5 deputet nga diaspora.

Kjo çështje të rregullohet me reformë zgjedhore, apo me vende të rezervuara. Sfidat e reformës zgjedhore në Republikën e Kosovës duhet të fillojnë sa ma parë. Por këto sfida  të reformës duhet ta prekin edhe diasporën.

 

You Might Also Like