Gjilan

A u ndriçua sa duhet Masakra e Gjilanit

Historiani Aliriza Selmani është ndër hulumtuesit që më së tepërmi është marrë me të kaluarën e Gjilanit. Ai  ka botuar disa libra, në të  cilët është ndriçuar e kaluara e këtij qyteti, që mbeten dëshmi për gjeneratat e reja. Ai një studim të veçantë i ka  kushtuar Masakrës  së Gjilanit, ngjarje që ka ndodhur në fund të  Luftës  së Dytë Botërore, në të cilën kanë pësuar intelektualë e paria e qytetit,  veprimtarë, njerëz të penës e të pushkës,  zejtarë e popullatë e pafajshme.

 mr. Aliriza Selmani,  historian

“Kurrë nuk është e tepërt të flitet për masakrat ndaj shqiptarëve e sidomos për Masakrën e Gjilanit të vitit 1944/1945. Unë rrjedh nga një lagje e qytetit, e cila ka humbur më  së shumti në atë kohë. Si fëmijë më kanë përcjellë ato ngjarje edhe gjithnjë e kam menduar, ngase të moshuarit e përmendshin u vranë intelektualë  edhe njerëz të penës edhe njerëz të pushkës, por edhe njerëz tepër të varfër e tepër të urtë dhe shpesh me ta bisedonim, përse e vranë filanin e këtë tjetrin”,  thekson magjistri i historisë, Aliriza Selmani, teksa shton se gjenerata e gjenerata kanë shkuar dhe do të shkojnë edhe të tjera  dhe shumë gjëra kanë mbetur pa u shkruar dhe ajo e kishte brengosur, andaj më pas kishte filluar për të shkruar para luftës e më shlirë edhe pas luftës.  Ai thekson  se tani Gjilani e ka bërë memorialin me  emrat  e  atyre  që janë vrarë në Masakrën e Gjilanit, por që sipas tij në të do të duhej të përfshiheshin edhe rrethi i Gjilanit, ngase për më tepër se dy shekuj në të janë përfshirë shumë fshatra.

Selmani  thotë se kaherë kishin propozuar që në objektin e ish OZNA-s të vihet një pllakë e madhe , por kjo mbeti vetë, fjalë.

“Tashti gjeneratat po shkojnë dhe nëpër atë objekt kanë kaluar së paku 1000 vetë, prej ku nuk kanë dalë të  gjallë, ose janë pushkatuar, ose janë likuiduar në mënyra të ndryshme. Është mirë që aty së paku të vihet një pllakë përkujtimore, ngase ai më parë ishte objekti i Teknikës Popullore e më vonë edhe mund të harrohet krejt”, thotë historiani Aliriza Selmani, që ka shkuarës për atë kohë do të ishte mirë që të bëhet edhe një monografi, ngase Hysen Tërpeza në Amerikë kishte arritur të numërojë 3500 vetë të  vrarë. Për ta nuk ka dokumente,  ngase OZNA i ka humbur ato dokumente e këtë ma ka thënë edhe I ndjeri Daut Bislimi, kur daja i tij, Sinan Hasani ishte kryetar i Jugosllavisë, ngase ai ishte munduar që të mbërrijë deri te ato dokumente, por asnjëherë nuk kishte mbërri deri te to, ngase ato  i ka zhdukur OZNA. Emrat nuk janë shënuar të gjithë, kurse duhet të ribotohet edhe libri “Masakra e Gjilanit” e Shaban Haxhisë, libër i cili është i vogël por shumë me vlerë, që është një dokument shumë i rëndësishëm. Për këto ngjarje sa duhet nuk është shfrytëzuar as terreni, por do të duhej të shfrytëzohej në mënyrë profesionale. Ai ka kërkuar që edhe  tashti të  dërgohen ekipe  profesionale në terren, ngase gjeneratat po shkojnë./Enver Sadiku-kryelajmi.com/.

You Might Also Like