Pas humbjes nga Drita, kryetrajneri i Feroniklit, Afrim Tovërlani, ka paralajmëruar dorëheqjen. Ai ka thënë se kjo do të jetë ndeshja e fundit për të si kryetrajner i Feroniklit dhe se për këtë do të bisedojë me kryetarin e klubit ..
“Do të ulem të flas me presidentin e klubit, por sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë ndeshja ime e fundit me skuadrën e Feronikelit. Është një pauzë, mendoj që është më mirë të vije një trajner tjetër”, ka thënë Afrim Toverlani.