E kam njohur dhe tani më duket sikur po flet tingëllueshëm për lirinë e Kosovës, për bashkimin kombëtar. Ishin vitet e rënda të luftës për jetë a vdekje kur Afrim Zhitia nuk njihte për vdekjen kur ishte çështja e atdheut. Sot është ditëlindja e tij e 54 dhe në memorien time tani portretizohet figura e heroit të pathyeshëm e idealistit të përmasave kombëtare, të riut të pathyeshëm deri në flijim. Afrimi ishte gjenerata e të rinjve që vazhdonin rrugën e atyre që kishin rënë më herët për atdhe. Ditëlindjet e heronjve janë vetë jeta e shtetit të ri të Kosovës. Ishte ideator, politikan modern, intelektual i kohës dhe programues i lëvizjes kombëtare në trojet shqiptare. Sot prehet i qetë i skalitur herë në bronzë e herë në shtatore kudo. Izmi Zeka.