Shkruan: Sylejman Ismajli
Stadiumi i qytetit në Gjilan dikur njihej si njëri ndër më të mirët në Kosovë e më gjerë. Në këtë stadium u paraqitën shumë skuadra me renome, duke theksuar se ishte një stadium me standarte të larta, por tani e një vit, dy skuadrat e qytetit SC Gjilani e FC Drita ndeshjet e tyre janë të detyruar ti zhvillojnë në fushën me bari sintentik.
FC Drita e SC Gjilani, janë duke derdhur miliona për të mbajtur klubet e tyre gjallë por neglizhenca e njerzëve kompetent për rregullimin e stadiumit çdo ditë e më shumë po vërteton se premtimet e tyre ishin iluzione në vete.
Sot, stadiumi i qytetit në Gjilan më shumë i përngjanë “fantazmës” se fushës së futbollit, ku dominojn mbeturinat, qent endacak, shiringat e lëndve narkotike, poashtu edhe bari i fushës tani i ngjanë një “livadhi” të rëndomt.
Fushën e stadiumit tani e shfrytëzojnë fëmijët e pafajshëm të cilët e duan futbollin e të cilët janë të pastër si loti. Fëmijët tani në stadiumin e qytetit zhvillojnë ndeshjet “mahall me mahall” në vend se aty të zhvillohen ndeshjet kampionale e evropiane.
Tani e një kohë të gjatë është bërë edhe rrezik të jesh afër stadiumit të qytetit nga qent endacak e njerëzit të cilët përdorin lëndë narkotike por edhe nga mbeturina t e pafundshme ku mundet të shfaqet ndonjë epidemi e më së shumti mund të pësojnë fëmijët.
Se sa do të zgjasë kjo “fantazmë” e padëshiruar mbetet të shihet, por urojmë që fëmijët të cilët e gjejnë vetën duke lozur në stadium mos të sulmohen nga qent endacak e narkomanët apo mos të preken nga ndonjë sëmundje nga mbeturinat.
Njerzit e sportit e qytetarët e Gjilanit, çdo ditë e më shumë kanë humbur shpresat se kjo “fantazmë” do të zgjatë edhe më shumë, ndërsa njerzit përgjegjës për rregullimin e stadiumit le të jetojnë me iluzionet e tyre në dëm të futbollit e qytetarëve.