Viti

Ajshe Damati-Bekteshi pensionohet pas 38 vitesh shërbim

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në një takim rasti znj. Ajshe Damati-Bekteshi, me rastin e pensionimit të saj pas një karriere 38-vjeçare në shërbim të institucioneve publike. Gjatë këtij takimi, u vlerësua lart kontributi i saj shumëvjeçar, i cili nisi në fushën e arsimit, ku ajo ka shërbyer me përkushtim, në veçanti si drejtoreshë e çerdhes publike “Gëzimi ynë” në Viti, dhe më tej angazhimi i saj në Gjykatën në Viti. Kryetari Haliti çmoi lartë punën dhe përkushtimin e znj. Damati-Bekteshi, duke e cilësuar atë si një shembull të përkushtimit për vendin. Ai theksoi në veçanti rolin e saj si një drejtoreshë e shkëlqyer e çerdhes në Viti, si dhe kontributin e saj në institucione. Kurse znj. Damati-Bekteshi falënderoj ata për vlerësimin e bërë. “Faleminderit nga zemra për këtë vlerësim. Ka qenë nder për mua t’i shërbej komunitetit dhe jam mirënjohëse për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit tim”, i shpreh ajo. Në fund të takimit, kryetari Haliti, përveç falënderimeve për kontributin e saj të çmuar, i ndau znj. Damati-Bekteshi një mirënjohje për punën e bërë ndër vite, duke i uruar një pensionim të mbarë dhe me shëndet.Aziz Zuka

You Might Also Like