Viti

Kryetari Haliti nënshkruan një memorandum të mirëkuptimit me GIZ-in gjerman dhe OJQ-në “Kosovo Women for Women”

Viti, qershor – Me qëllim të organizimit dhe mbajtjes së trajnimeve në fushën e rrobaqepësisë duke filluar nga qepja me dorë e deri me pajisje profesionale sot, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit me drejtorin e projektit GIZ, z. James Macbeth Forbes si dhe me znj. Iliriana Gashi, drejtoreshë ekzekutive e OJQ-së Kosovo Women for Women.

Ky trajnim do të zhvillohet në kuadër të projektit “Konkurueshmëria e Sektorit Privat në Zonat Rurale” (COSiRA) ndërkaq me këtë projekt ndër tjerash parashihet trajnimi i 150 persona nga komuna e Vitisë, Kllokotit, Gjilanit, Ferizajt dhe e Kaçanikut si dhe rritja e aftësive të personave të

trajnuar në industrinë e tekstilit, ofrimi i mundësisë për punëkërkuesit për të gjetur një vend pune dhe për t’u avancuar nga aspekti ekonomik, me fokus të veçantë tek personat e riatdhesuar nga këto komuna.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi u bë me dije se trajnimi i paraparë do të ndahet në tri faza kryesore kurse 150 persona do të jenë përfitues të këtij trajnimi 90 ditor. Përndryshe ky trajnim është mirëpritur pasi që në komunën e Vitisë gjatë këtij viti pritet të hapët fabrika e tekstilit “Vitex”.

z. James Macbeth Forbes, Drejtor i GIZ-it, ndër tjerash tha se komuna e Vitisë është ndër komunat me të cilën GIZ ka një bashkëpunim shumë të mirë dhe profesional. “ Komuna e Vitisë është nder komunat me të cilën ne kemi bashkëpunim më të mirë. Është me rëndësi për ne të kemi një partner serioz dhe profesional siç është komuna e Vitisë dhe kryetari i saj”, u shpreh Macbeth Forbes. Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, pasi që e falënderoj GIZ-in gjerman për projektet e realizuar në këtë komunë potencoi se komuna e Vitisë është e përkushtuar të ndihmoj sektorit privat në hapjen e vendeve të reja të punës si dhe shtoj se ata në vazhdimësi po mbështesin edhe shoqatat e grave që të jenë të suksesshëm.

E Iliriana Gashi, drejtoresh e OJQ-së Kosovo Ëomen for Ëomen tha se bashkëpunimi në mes të kësaj organizate me komunën e Vitisë është profesional duke potencuar se kryetari Haliti ka bashkëpunuar që nga dita e parë me këtë organizatë. Haqif Ibrahimi nga fabrika e tekstilit “ “Vitex” foli mbi parapërgatitjet e fabrikës për të filluar punën dhe shtoj se hapja e saj po bëhet e mundur falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së kryetarit Haliti. /Aziz Zuka

You Might Also Like