Viti

Shoqata e Pensionistëve të Vitisë nderon me mirënjohje kryetarin Haliti

Shoqata e pensionistëve të Vitisë nuk e kanë harruar kontributin dhe mbështetjen që u ka dhënë kryetari i Vitisë Sokol Haliti, gjatë mandatit të kaluar. Ata sot kanë vizituar kryetarin Haliti i cili i ka pritur në kabinetin e tij dhe i kanë ndarë një mirënjohje . Në një njoftim që ka dhënë për medie ZIP- i në Viti thuhet: “Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pranuar sot nga Shoqata e Pensionistëve të Vitisë, një mirënjohje për siç thanë ata përkrahjen që ka bërë Kryetari Haliti për këtë shoqatë gjatë mandatit të kaluar. Po ashtu ata i uruan kryetarit Haliti rizgjedhjen e tij për kryetar komune edhe për një mandat duke potencuar se mbesin me shpresë se qeverisja Haliti do të vazhdoj të përkrahë pensionistet Vitias. Aziz Zuka

You Might Also Like