Gjilan

Aktivitet sensibilizues me moton “Bëhu hero i jetës tënde”  

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të projektit “Thuaj jo drogës’’, projekt i cili është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim Prishtinë, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, e në veçanti të të rinjve, lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i substancave narkotike, përmes njësive policore në komunitet ka realizuar një aktivitet sensibilizues në qytet me moton:
“Bëhu hero i jetës tënde – për një rini të shëndetshme dhe pa droga. Mos e shkatërro jetën me drogë!”
Gjatë këtij aktiviteti, zyrtarët policorë nga  stacioni policor Gjilan , kanë shpërndarë fletushka informuese dhe edukative për qytetarët, në të cilat janë përshkruar pasojat e përdorimit të drogës, ndikimet shkatërruese në shëndetin fizik e mendor, si dhe janë treguar treguar rrugët ligjore për të raportuar rastet e abuzimit apo shpërndarjes së substancave narkotike.
Ky aktivitet u zhvillua në zona të frekuentuara nga të rinjtë, si parqe, sheshe dhe afër institucioneve arsimore, me qëllim që mesazhi të arrijë sa më drejtpërdrejt tek grup moshat më të rrezikuara nga ky fenomen.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar përveç luftimit me bazë ligjore kundër narkotikëve, të vazhdojë edhe me aktivitete parandaluese dhe ndërgjegjësuese në bashkëpunim me komunitetin, institucionet arsimore dhe organizatat partnere.

You Might Also Like