Gjilan

VV bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Betejës së Zhegocit, deputetët Ismajl Kurteshi dhe Shemsi Syla, anëtarë të kryesisë, pikave, asambleistë dhe aktivistë të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, duke u përkuluar pranë varreve të të rënëve, të cilët ranë për të mos vdekur kurrë.

Homazhet vazhduan edhe pranë busteve të dëshmorëve Alban Ajeti dhe Pajazit Ahmeti, të cilët si gjithmonë, u nderuan për sakrificën ndaj atdheut, që e shpërblyen me jetë.

Ndërkohë, Qendra e Lëvizjes në Gjilan, mori pjesë edhe në ceremoninë e zbulimit të busteve të dëshmorëve Tefik dhe Hanumshahe Zymberi, që u bë sot gjatë ditës në sheshin që mbanë po të njejtin emër, sheshi “Tefik dhe Hanumshahe Zymberi”.

Atdhedashuria, patriotizmi, lufta për clirim, idealet, sakrifica, rënia e dëshmorëve dhe gjaku i derdhur për liri, janë dhe duhet të jenë gjithmonë shëndritëse të rrugës sonë, të angazhimit tonë për ta quar Republikën përpara.

Ata janë pishtarët tanë të lirisë, por duhet të jenë edhe pishtarët tanë të zhvillimit, përparimit e atdhedashurisë.

Lavdi dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve në Betejën e Zhegocit.

You Might Also Like