Me kënaqësi mora pjesë në takimin e organizuar nga kandidatja jonë për Asamble, Mimoza Kadriu Qerimi, me vajza dhe gra të Gjilanit.
Bashkë me nënkryetaren e Kuvendit dhe kryetaren e Grave në Lëvizje, Albulena Haxhiu, folëm për rëndësinë e përfaqësimit të grave në nivelin lokal dhe për mbështetjen që ju kemi ofruar atyre gjatë mandatit tonë të parë qeverisës.
Jam i bindur se politikat gjinore janë gjithmonë të domosdoshme dhe një hap i sigurt për zhvillimin e shoqërisë sonë.

Bashkë me kandidaten për Asamble, znj.Shpresa Orana-Sejdiu, sot i vizituam personat me dëgjim të kufizuar në Gjilan.
U njohëm me sfidat dhe nevojat e tyre, si dhe me idetë që kanë për një qytet më të drejtë dhe më të barabartë.
Gjilani është i të gjithëve dhe së bashku do të vazhdojmë punën që askush të mos ndihet i përjashtuar.

Lagjja e Vishnjeve e mobilizuar për fitoren tonë.
Në një odë me banorët e Lagjes së Vishnjeve folëm për punët e kryera gjatë qeverisjes katërvjeçare dhe për 12 tetorin, si datë kur e konfirmojmë vazhdimin e punëve.
U zotuam se edhe mandati i ardhshëm do të karakterizohet me ndershmëri dhe profesionalizëm.

Sahit Tahiri, pronari i Elektro As, është shembull i qytetarit punëtor dhe të ndershëm të Gjilanit.
Për vite me radhë, ai ka arritur ta zhvillojë biznesin e tij në fushën e elektronikës dhe ngrohjes, duke krijuar vende pune dhe duke ofruar shërbime cilësore për qytetarët tanë.
Është kënaqësi të vizitojmë e të mbështesim ndërmarrës si Sahiti, të cilët me punë të ndershme kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunës sonë.
