Alban Ajeti u lind më 5 Shtator në 1978 në Lagjen Dardania 2 (ish-Gavrani) Rruga nr. 18 në Gjilan! Më 1 Shtator të vitit 1985 ulet në bankat e shkollës fillore dhe fillon shkollimin e Tij!
Shkollën fillore e përfundoi në Selami Hallaçi dhe të mesmen e kreu në Zenel Hajdini në Gjilan, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë- Dega e Farmacisë në Universitetin e Tetovës, në vitin shkollor 1997/1998!
Albani ka qene student i Farmacisë në Fakultetin e Mjeksise në Universitetin e Tetoves, i ka braktisur studimet dhe i është bashkuar luftës së armatosur të UÇK-së!
Heroi i Kombit Alban Ajeti, nuk ishte i vetmi student nga UT që iu bashkua luftës për liri në radhët e UÇK-së, por është i vetmi student i UT-së që ra në fushë të nderit të Kombit!
Heroi i Kombit Alban Ajeti dha prova të cilat i vulosi me gjakun e Tij, se ishte bir i madh dhe i denjë e i lavdishëm i popullit shqiptar, sepse thirrjes për luftë të armatosur çlirimtare kundër Serbisë pushtuese, iu përgjigj flakë për flakë dhe erdhi si shqiponjë mali nga Universiteti i Tetovës në Kosovë, dhe veshi uniformën luftarake e u rreshtua në radhët e UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut! Më 15 Prill 1999 është data që shënon rënien heroike të luftëtarit të lirisë, ushtarit të UÇK-së Alban Ajeti, i cili ra heroikish në Epopene e Malsisë së Zhegocit, dhe duke derdhur gjakun për lirinë dhe çlirimin e Atdheun, u shëndrrua në Hero të Kombit!
Më 14 Prill 2023, Univetsiteti i Tetovës, e ka shpallur Hero të Univestitetit të Tetoves!
Propozim: ALBAN AJETI, T’I VIHET EMRI SHKOLLËS SELAMI HALLAQI NË GJILAN
Arsyetim i propozimit: me emrin Selami Hallaqi, janë dy shkolla, një në Gjilan e emertuar në vitin 1973, dhe një tjetër në fsh. Raincë të Preshevës! Duke qene se Heroi i Kombit Alban Ajeti, e ka filluar shkollimin e Tij në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi” ne Gjilan, dhe aty e ka përfunduar shkollimin fillor dhe një vit të shkollimit të mesem, pas largimit nga objektet shkollore nga regjimi i krimineli Milosheviq, propozoj që emri i Tij, t’i vëhet kësaj shkolle! Pra Shkolla “Selami Hallaqi” të emërtohet Shkolla “ALBAN AJETI”!
Propozues:, Ish-Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së! Ismet Sylejmani, Gjilan, 17 Prill 2025!