OPINION

Të pushkatuarit nga komunistët pas shtatorit të vitit 1944

zajmi Shkruan: Ukshin Zajmi

Kësaj radhe, në këtë publikim, po  i  paraqesim emrat e të vrarëve nga regjimi komunistë, pas shtatorit të vitit 1944, të cilët janë evidentuar në listën e Ministrisë së drejtësisë të Serbisë, të hulumtuar gjatë vitit 2011. Më herët kemi publikuar emrat e gjetur në listën për komunën e Gjilanit, ndërsa tash po e publikojmë listen e emrave për komunën e Dardanës (ish Kamenicës), komunën e Vitisë dhe asaj të Artanës (ish Novobërdos) edhepse në këtë listë është vetëm një emër edhe ai gjerman, e që në shenim nuk figuron as i vrarë e pushkatuar në këtë komunë.

Komuna e Dardanës (ish Kamenica):

  1. Ajdin Ibrahim, nga Koretini, i pushkatuar  me 16.01.1945, i cilësuar si armik i popullit dhe spiun. emri i tij figuron në Arkivin e Serbisë, në fundin e BIA-së, lista e të pushkatuarve – Pejë,
  2. Rexhep Ramo, nga Novo Sella, i pushkatuar me 30.12.1944, i cilësuar si kolaboracionist, AS, BIA, Lista e të  pushkatuarve – Pejë,
  3. Salijeviq Memet, nga Karaqeva e epërme, i pushkatuar me 22.12.1944, i cilësuar si kolaboracionist, AS, BIA, Lista e të pushkatuarve,  Mitrovicë, ZH.Zirojeviq: E vërteta mbi fatin, Beograd 2003, faqe 38-39,
  4. Banush Ibrahim, nga Sedllari, i vrarë në mars 1945, i cilësuar kolaboracionist, AS, BIA,
  5. Periq Jevta, i lindur me 1892, nga Bozheci, i pushkatuar me 1944, i cilësuar si kolaboracionist, AS, BIA, Lista e të pushkatuarve, deserterëve nga Dardana (Kamenica e Kosovës),
  6. Stankoviq  Angjellko , Allempije,   lindur me 1902, nga Ranillugu, i pushkatuar me 1944, i cilësuar si armik i popullit, partizan por ka rrahur qytetarët e ndershëm, AS, BIA, Lista Dardanë,
  7. Antiq Anta, Rade, i lindur me 1917, nga Domoroci, i pushkatuar në vitin 1944, kolaboracionist, AS,BIA, Lista Dardanë,
  8. Beha Amdi, i lindur më 1900, nga Karaqeva, i vrarë në vitin 1947, kolaboracionist, AS,BIA, Lista Dardanë,
  9. Qerimi Qerim, Ibrahim, i lindur me 1917, nga Karaqeva e Epeërme, i pushkatuar me 1946, i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  10.  Memeti Januz, i lindur me 1900, nga Shipashnica e epërme, i pushkatuar me 1944, i cilësuar si kriminel lufte, AS, BIA, Lista  Dardanë,
  11.  Ameti Memet, Zylfija, i lindur me 1901, nga Shipashnica e epërme, i pushkatuar me 1944, i cilësuar si kolaboracionist, AS, BIA, Lista Dardanë.
  12.  Ameti Ajet, Xhafer, nga Shipashnica e epërme, i pushkatuar në vitin 1944, i cilësuar si kolaboracionist, AS, BIA, Lista Dardanë,
  13.  Ibrahimi Muamet, nga Shipashnica e epërme, i pushkatuar në vitin 1944, i cilësuar si pjestar i Forcave të armatorura shqiptare-vullnetar, AS, BIA, Lista Dardanë,
  14.  Hoxha Ramadan, nga Shipashnica e epërme, nuk është shenuar viti i ekzekutimit, i cilësuar si kolaboracionist, AS, BIA, Lista Dardanë,
  15. Shaqiri Ramadan, nga Shipashnica e epërme, nuk është shenuar viti i ekzekutimit, i cilësuar si kolaboracionist, AS, BIA, Lista Dardanë,
  16. Alit Beqir, nga Shipashnica e epërme, i pushkatuar në vitin 1944, i cilësuar si kolaboracionist, AS, BIA, Lista Dardanë,
  17. Avdulaj Zair, i lindur me 1908, nga Zajqeci, i pushkatuar në mars të vitit 1945, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  18. Lahi Sali, i lindur në vitin 1917, nga Krileva, i pushkatuar në mars të vitit 1946, i arratisur, AS, BIA, Lista Dradnaë,
  19. Jahir Alim, i lindur me 1924, nga Gllogovica, i pushkatuar me 1944, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  20. Veseli Ramo, i lindur me 1914 nga Krileva, i pushkatuar ne shkurt të vitit 1946, i cilësuar si deserter, AS, BIA, Lista Dardanë,
  21.  Jahi Bala, i lindur me 1919 nga Krileva, i pushkatuar në  dhjetor  1945, i cilësuar si deserter, AS, BIA, Lista Dardanë,
  22. Bajrami Ajdar, i lindur në vititn 1924, nga Tygjeci, i pushkatuar në shkurt të vitit 1946, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  23. Pajazit Bajram Fejza, i lindur në vitin 1913, nga Tygjeci, i pushkatuar në shkurt të vitit 1946, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  24. Beka Zymer, i lindur në vitin 1927, nga Svirca, i pushkatuar në prill të vitit 1945, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  25. Mustafa Tair, i lindur në vitin 1918, nga Svirca, i pushkatuar në maj të vitit 1945, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  26. Alija Bejta, i lindur në vitin 1903, nga Tygjeci, i pushkatuar në maj të vitit 1945, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  27. Arifi Qazim, i lindur në vitin 1923, nga Tygjeci, i pushkatuar në shtator të vitit 1946, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  28. Bajrami Shefki, i lindur në vitin 1921, nga Tygjeci, i pushkatuar në shtator të vitit 1946, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  29. Neziri Lilë,  Muarem, i lindur në vitin 1923, nga Strezoci, i pushkatuar në dhjetor të vitit 1945,  i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  30. Ameti Sait, i lindur me 1926, nga Leshtari, i pushkatuar në mars të vitit 1945, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  31. Emini Ajet, kryeplak, i lindur në vitin 1916, nga Bushinca, i pushkatuar në vitin 1946 në Prishtinë, i denuar me vdekje në cilësinë e dezerterit, AS, BIA, Lista Dardanë,
  32. Jashari Zeqir, kryeplak, i lindur në vitin 1909, nga Kostadinca,  i pushkatuar me 26.10.1946, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  33. Mustafa, Rexhep, Islam, i lindur në vitin 1928, nga Zhuja, i pushkatuar në maj të vitit 1945, i cilësuar si deserter, AS, BIA, Lista Dardanë,
  34. Sadiki Suf, i lindur në vitin 1922, nga Gjyrisheci,  i pushkatuar në nëntor të vitit 1946, i cilësuar si dezertor, AS.BIA, Lista Dardanë,
  35. Kamberi A. Kamber, i lindur në vitin 1912, nga Shahiqi, i pushkatuar në vitin 1944, i cilësuar si deserter, AS, BIA, Lista Dardanë,
  36. Selimi S. Isuf, i lindur në vitin 1922, nga Gjyrisheci, i pushkatuar me 02.09.1945, i cilësuar si deserter, AS, BIA, Lista Dardanë,
  37. Imeri Bejta, i lindur në vitin 1926, nga Gjyrisheci, i pushkatuar në maj të vitit 1945, i cilësuar si deserter, AS, BIA,  Lista Dardanë,
  38.  Kamberi Bajram, Ajbiz, i lindur në vitin 1898, nga Shahiqi, i pushkatuar në dhjetor të vitit 1945, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  39. Ajdini Imer, Rifat, i lindur në vitin 1924, nga Gjyrisheci, i pushkatuar në vitin 1945, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  40. Bajrami Ajriz, Afiz, i lindur në vitin 1924, nga Shahiqi, i pushkatuar në shtator të vitit 1945, i cilësuar si i arratisur,  AS, BIA, Lista Dardanë,
  41. Asan Rexhep, i lindur në vitin 1895, nga Busavata, i pushkatuar në shkurt të vitit 1945,  i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  42. Isufi Shain, Bejta, i lindur në vitin 1895, nga Busavata, i mbytur në vitin 1944, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  43. Emini Zeq, i lindur në vitin 1903, nga Ruboci, i pushkatuar në vitin 1944, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  44. Emini Metush, i lindur në vitin 1908, nga Ruboci, i pushkatuar në vitin 1944, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  45. Miftari Jashar, i lindur në vitin 1914, nga Busavata,  i pushkatuar në vitin 1944, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  46. Ameti  Ramadan, Ameti, i lindur në vitin 1903, nga Muqiverci, i pushkatuar në vitin 1945, i cilësuar si kolaboracionist, AS, BIA, Lista Dardanë,
  47. Sherif  Ibrahim, Arifi, i lindur në vitin 1908, nga Muqiverci, i pushkatuar në nentor të vitit 1945, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  48. Selimi Tair, i lindur në vitin 1915, nga Dajkoci, i pushkatuar me 14.03.1947, i denuar me vdekje e i cilësuar si kolaboracionist, AS, BIA, Lista Dardanë,
  49. Borovica Islam, i lindur në vitin 1910, nga Vryqeci, i pushkatuar në shtator të vitit 1945, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  50. Zenullani Ramadan, i lindur në vitin 1917, nga Vryqeci, i pushkatuar në janar të vitit 1946, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  51. Ajdinoviq Qazim, i lindur në vitin 1914, nga Kamenica, i pushkatuar në vitin 1944, i kualifikuar si polic, AS, BIA, Lista Dardanë,
  52. Ramadani Tair, i lindur në vitin 1900 nga Hogoshti, i pushkatuar në Gjilan në vitin 1944, i cilësuar si kolaboracionist, AS, BIA, Lista Dardanë,
  53. Xhemaili Alil, i lindur në vitin 1905, nga Hogoshti, nuk është shenuar koha e pushkatimit por vendi i ekzekutimit është Gjilani, i cilësuar si vullnetar, AS, BIA, Lista Dardanë,
  54. Aziroviq Sefedin, i lindur në vitin 1916, nga Hogoshti , i pushkatuar në Gjilan në vitin 1944, i cilësuar si vullnetar, AS, BIA, Lista Dardanë,
  55. Aliti Adem, i lindur në vitin 1918, nga Hogoshti, i pushkatuar në Gjilan në vitin 1944, i cilësuar si kolaboracionist, AS, BIA, Lista Dardanë,
  56. Alili Shaqir, Bistaq, i lindur në vitin 1900, nga Hogoshti, i pushkatuar në janar të vitit 1945, i cilësuar si kriminel lufte, AS, BIA, Lista Dardanë,
  57. Ameti Alush, i lindur në vitin 1896, nga Hogoshti, i pushkatuar në vitin 1944, i cilësuar si kriminel lufte, AS, BIA, Lista Dardanë,
  58. Fejza Sali, Muharrem, i lindur në vitin 1917, nga Hogoshti, i pushkatuar në maj të vitit 1945, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  59. Saip Azir Biqko, i lindur në vitin 1903, kryeplak nga Hogoshti, i pushkatuar në shkurt të  vitit 1948, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  60. Azemi Azem, Zeqir, i lindur në vitin 1905, nga Gllogore, i pushkatuar në vitin 1944, me kualifikim të panjohur, AS, BIA, Lista Dardanë,
  61. Hoxha Banush, Braim, i lindur në vitin 1910, nga Sedllari, student, i pushkatuar në Prishtinë në vitin 1946, kolaboracionist-spiun italian, AS, BIA, Listat e të arratisurve të likuiduar.

Vitia:

1.Behlul Behlul, Sokol, i lindur në vitin 1900, nga Vërbovci, pa datë të ekzekutimit, i cilësuar si i arratisur, AS, BIA, Listat e të pushkatuarve nga Kosova e Metohija,

2. Arsllan A. Rexhep, i lindur në vitin 1895, nga Remniku,i pushkatuar në vitin 1945, i denuar me vdekje, Arkivi ushtarak, Gjyqi ushtarak,  Qarku ushtarak i Kosovë e Metohisë, rajoni i Ferizajit Gjyqi 134/ 45,27.  Qershor 1945,

3. Vujisiq Mitar, pa datëlindje nga Vitia, prift, i pushkatuar në vitin 1945, i cilësuar si armik i popullit, Savo B. Joviq: Kisha e zvetnueme, Beograd, 2002,

Artana (Novobërda):

1.Llajnveber Nikolla, Martin-Gjerman, i lindur në vitin 1881, nga Brestovci i Baçkës, u aksidentua në llogor  me 31.05. 1945 në Gjakovo, i cilësuar si kolaboracionist, shkaku i vdekjës-lodhja e pleqërisë, Libri i të vdekurve prej 17 prillit 1942-26 tetor 1945, faqe 294, fondi:Vojvodinë-Baçkë.

……

Këta janë emrat e gjetur në listat e publikuara nga Komisioni i të pushkatuarve  pas shtatorit të  vitit 1944, e që i ka publikuar Ministria e drejtësisë e Sërbisë, të hulumtuar gjatë vitit 2011. Sa janë këto të dhëna të sakta nuk kam kompetencë të pohoj, por me këtë publikim kam për qëllim që sado pak të kontribuoj për të ndihmuar historianet që të hulumtojnë e të shkruajnë shkencërisht për të plotësuar boshllëqet në historinë e popullit shqiptar në Kosovë e trojet shqiptare jashta Shqipërisë londineze.

Përndryshe edhe shoqatat e historianëve së bashku me drejtoritë e arsimit duhet të ndërmarrin një aksion për grumbullimin e emrave te të zhdukurve gjatë Luftës së Dytë botërore dhe periudhes së komunizmit, por edhe të periudhave të tjera,  pastaj të hulumtojnë kujtesën popullore për varrezat sekrete në mënyrë që tashmë të evidentohen e hulumtohen, e nëse këto nuk kanë mundësi të bëhen, atëherë së paku të evidentohen e të ruhen si të dhëna arkivore.

You Might Also Like