LAJME

Alban Hyseni: Le të jetë kjo festë një thirrje për më shumë mirësi mes nesh

Kurban Bajrami na kujton sa e rëndësishme është të jemi afër njëri-tjetrit, jo vetëm në festa por çdo ditë, përmes mirëkuptimit, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë.
Në këtë ditë të shënuar, vizitova Bashkësinë Islame të Gjilanit për të përcjellë urimet e mia dhe për të shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve tanë.
Le të jetë kjo festë një thirrje për më shumë mirësi mes nesh, më shumë kujdes për ata që kanë më pak, dhe më shumë përkushtim për qytetin tonë.

You Might Also Like