Sot kam thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila do të mbahet të premten, për miratimin e buxhetit të vitit 2026.
Propozimi i buxhetit u është dorëzuar sot të gjitha subjekteve politike dhe është i njëjtë me atë të fundvitit të kaluar, që fatkeqësisht nuk u miratua atëherë.
Megjithëse ekzistojnë votat për ta kaluar buxhetin, shprehim gatishmëri për bashkëpunim dhe i ftojmë të gjitha subjektet politike që ta votojnë buxhetin e Komunës së Gjilanit.
Buxheti është jetik për qytetin tonë. Nuk duhet të mbetet më pengesë, por zgjidhje për zhvillim dhe mirëqenie.



