Gjilan

Livoçi i Epërm e Livoçi i Ulët falënderojnë Lutfi Hazirin për realizimin e projekteve të mëdha komunitare

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka vazhduar me takimet mobilizuese në terren me strukturat e saj.

Kësaj radhe strukturat e Livoçit të Epërm, Blinajes, Livoçit të Epërm dhe Lagja e Jabuqve, i kanë bërë ‘konak’ kreut të Degës dhe Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherit kandidat për kryetar për zgjedhjet e 22 tetorit.

Strukturat e nëndegëve të këtyre fshatrave kanë shprehur fjalë falënderimi për kryetarin Haziri, për të cilin tha se i ka mbajtur premtimet në realizimin e projekteve komunitare.

“Projektet e mëdha që janë realizuar në këtë mandat, kryesisht në infrastrukturë, janë më të mëdha se krejta qeveritë tjera të pasluftës”, thanë njëzëri strukturat e partisë sw kwtyre fshatrave.

Nga ana e tij, kryetari Lutfi Haziri uroi që procesi zgjedhor shkoj mirë dhe qetë, duke shtuar se qëllimi është rritja e votës dhe mbështetjes qytetare krahasuar me zgjedhjet e fundit.

Haziri në fund ka lavdëruar listën e kandidatëve të LDK’së për asamble komunale, duke thënë se LDK e Gjilanit ka një listë kredibile dhe larg më të mirë se partitë tjera.

“Bashkë do të dalim faqebardhë dhe do t’i vazhdojmë punët e hajrit në përfundimin e katërshes së madhe infrastrukturore, subvencionet në bujqësi me anë të të cilave e kemi forcuar familjen, sikur edhe investimet në sektorët tjerë. Faleminderit që gjithmonë më keni mbështetur”, tha Haziri.

You Might Also Like