“Me pak fat mund të fitonim, por jemi të kënaqur me barazim” – Dabiqaj flet pas ndeshjes me KuPS
Mesfushori i Dritës, Albert Dabiqaj, ka thënë se me pak fat kanë mundur ta fitojnë ndeshjen ndaj KuPS në Tampero të Finlandës.
Ai shënoi golin e barazimit për Dritën në debutimin e skuadrës në Ligën e Konferencës.
“Është ndjenjë e mirë, por me pak fat kemi mundur të fitojmë. Mos të harrojmë se ishin edhe pritjet e Faton Malokut dhe jemi të kënaqur edhe me barazim. Na pret punë e madhe në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Dabiqaj.
Ai ua dedikon këtë moment familjes, bashkëlojtarëve dhe drejtuesve të klubit.
“Është ndeshja e parë për ne në Ligën e Konferencës, por Drita ka dhjetë vjet që luan në ndeshje evropiane. Secili ka mendimin e vet për neve, por ne flasim në fushë”.
“Ishim të gëzuar që siguruam një pikë, por me pak fat mund të fitonim një pikë, por kjo ishte për sonte”, ka theksuar Dabiqaj.