Futboll

Te SC Gjilani po fillon një epokë e re

SC Gjilani nuk ka dyshim se është një emër i madh në futbollin e Kosovës, por sfidat të cilat e përcollën këtë skuadër para fillimit të kampionatit e dërgoin drejt shuarjes, por falë njerëzve, të cilët me vite të tëra janë gjendur në këtë klub në momentin e fundit arrihet që klubi të shpëtohet nga shuarja.

Kjo histori tek SC Gjilani tani është mbyllur me ardhjen e njerëzve, të cilët po e mbajnë gjallë këtë klub dhe atë me shumë sukses. Skuadra e tyre është në rrugë të mirë të mbijetojë në këtë kampionat në Superligë, dhe gjithçka është duke u përgatitur për kampionatin e ardhshëm futbollistik.

Krerët e këtij klubi përpos stabilizimit të klubit të SC Gjilanit, sot në mënyrë solemne kanë përuruar zyrat e reja të klubit për të qenë me komoditet edhe më të mirë, ndërsa është parapa që në çdo fundjavë të ketë konferenca shtypi me gazetarë, për të qenë më transparent.

Njeriu i parë i këtij klubi Fatlum Pireva, së  bashku me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, përpos që po dërgojnë skuadrën e tyre në binarë të shëndoshë, ata kanë rregulluar disa ulëse për rreth 80 persona me mbulojë për ta përcjell skuadrën e tyre. Sot në këtë inaugurim u panë edhe shumë tifozë të flaktë  ,,Skifterat,, të cilët gjerë në përfundim të këtij kampionati do të jenë futbollisti i 12-të i skuadrës së tyre të zemrës.

Siç merret veshë nga njerëzit udhëheqës të SC Gjilani do të ketë shumë befasi të mira për klubin, tifozët,,Skifterat,, e për shumë dashamirë të futbollit , ku siç theksuan se SC Gjilani meriton shumë më shumë se kaq. Në radhët e ,,bardhë e kuqve,, të Gjilanit po mbretëron një atmosferë e mirë , këtë atmosferë sportive e kanë sjellë njerëzit që po ndajnë kafshatën e bukës, për të mirën e klubit futbollit e tifozëve.

You Might Also Like