OPINION

Albin Kurti në dialogun me Serbinë denjësisht e përfaqësoi Kosovën

Shkruan: Refik HASANI

Dje, më 15 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe emisarit të tij Miroslav Lajçak.

Ky takim për herë të parë në këto bisedime shënuan që Kosova, ishte e përfaqësuar denjësisht dhe ku u prezantuan edhe katër propozime konkrete.

Gjatë gjithë kohës delegacioni i Serbisë ishte i papërgatitur për këso propozime, për konceptin dhe parimet. Kujtoj që në pikën tre të propozimit, cekët:

3.Pas njohjes së ndërsjellët midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Kujtoj opinionin e gjerë që ky vazhdim i dialogut për herë të parë në Bruksel është ngritur në bisedime në prezencë të ndërmjetësuesve dhe përfaqësuesve më të Lartë të BE-ës, që çështja është e pazgjidhur e krahinës shqiptare që përfshin Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe çështja e pazgjidhur e krahinës së Sanxhakut.

Ky parim nuk është praktikuar asnjëherë që është ndërtuar një qëndrim i Kosovës lidhur dhe çështjen e pazgjidhur
të Preshevës, Bujanoci dhe Medvegjë.

Ky fillim me këtë qasje të re në bisedimet Prishtinë-Beograd është një fillim i mirë dhe i mbarë. Nuk do të shkohet në bisedime me Beogradin duke menduar që edhe më tej duhet bërë lëshime e kompromise.

Kryeministri Albin Kurti, në prani të diplomatëve më të lartë Evropian, është që filloi një diskurs të ri politik në raport me Beogradin.

Në këtë, më së paku kanë të drejtë të deklarohen ato që e dëmtuan, e ulën nivelin e Kosovës në raport me Serbin e dëmtuan procesin dhe i shkaktuan dëme jo të vogla dhe vështirë të riparueshme.

Për bisedime me Serbia ish-negociator ia bartën dikujt tjetër, kurse ish-Kryeministri dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi, i cili është më së ,,meritori’’, për pranimin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në vitin 2015, janë dëme të madha të shkaktuara.

Në këtë takim që do të jetë edhe fillim i bisedimeve që janë të rëndësishme se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që i shtroi disa parime mbi të cilat duhet të vazhdoi dialogu e jo si deri më tani Serbia të kërkoj e Kosova vetëm të zbatoj këto propozime.

Dialogu i filluar po shifet në rrugë të mbarë pasi edhe Presidenti i SHBA-ës Joe Biden, që në fillim të mandati të tij ka një interesim të shtuar e jo sikur Presidenti i SHBA-ës, Donald Trump, në fushat zgjedhore ishte angazhuar për bisedime në mesë të Prishtinës e Beogradit zyrtar.

Kur e shtojmë që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është zotuar për ushtrim të Padis ndaj Serbisë për gjenocid gjatë luftës së viteve 1998-1999, kështu Albin Kurti në dialogun me Serbin denjësisht do të mbroj dhe përfaqësoi Kosovën.

Te të gjithë qytetarët e Kosovës mbretëron një besim i plotë që edhe në takimin e radhës që është caktuar se do të mbahet më datën 25 korrik, presim vazhdim në përfaqësim të dinjitetshëm, dhe me propozimet e parashtruara për ruajtjen e konceptit dhe parimet themelore të bisedimeve.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shënuar një ndryshim në Kosovë dhe në këtë edhe në dialogun Beograd-Prishtinë, e kësaj i ndihmon edhe administrate e re në Uashington, e që këtë kurs duhet të ndjekin edhe BE-ja dhe Beogradi zyrtar.

16 qershor 2021

You Might Also Like