Futboll

FC Drita: E mbyllim para kohe me Ergyn Ahmetin

Postimi i plotë i FC Drita:
Sot kemi përfunduar bashkëpunimin edhe me mesfushorin Ergyn Ahmeti i cili u përshëndet me ekipin dhe stafin!
Edhe pse Ergyni kishte kontratë me klubin, pas një takimi që kishim, vendosëm që zgjidhja më e mirë është që të ndahemi miqësisht duke parë që edhe Ergyni nuk ishte i kënaqur me hapsirën që kishte tek ne.
Ergyni u bashkua me ne një vit më parë dhe ka arritur që të paraqitet në 25 ndeshje dhe ka asistuar 2 herë për ekipin!
Klubi jonë është falënderues ndaj Ergynit për profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron shumë suksese!

You Might Also Like