Te ndryshme

Ali Ahmeti ngushëllon familjen e dëshmorit të kombit Alban Ajeti, për ndarjen nga jeta të nënës Xile

Shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe të sinqerta për ndarjen nga jeta të nënës së dëshmorit të kombit, Alban Ajeti – “Pëllumbi”.

E pritëm me dhembje lajmin për ndarjen nga jeta të Nënës Xile, nënës që rriti bij trima, që sakrifikoi dhe i qëndroi besnike rrugës së lirisë. Kujtimi i saj do të mbetet përgjithmonë i gjallë në zemrat tona.

Dëshmori i kombit, Alban Ajeti – “Pëllumbi”, është edhe dëshmor i Universitetit të Tetovës. Albani, si student i Universitetit të Tetovës nga Gjilani, i braktisi studimet dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ra heroikisht ballë për ballë forcave pushtuese serbe më 15 prill 1999, në Zhegoc të Epërm.

Në këto momente dhembjeje jam pranë familjes Ajeti, farefisit, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e nderuan.

U prehtë në paqe nëna e dëshmorit të kombit dhe e dëshmorit të Universitetit të Tetovës!

You Might Also Like