Futboll

APOEL Nicosia përforcohet para ndeshjes me Gjilanin

APOEL Nicosia do të sfidohet të enjten më 27 gusht në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit nga skuadra nënkampione e Kosovës, Gjilani, në kuadër të kualifikimeve për rundin e parë të Ligës së Evropës.

Skuadra qipriote e ka marrë tejet seriozisht këtë sfidë, teksa ka kompletuar edhe transferimin e dy futbollistëve, raporton Gazetasheshi.com.

Carlos Dias dhe Omer Atzili janë dy përforcimet e fundit të ekipit nga Nicosia, që ka prezantuar menjëherë dy ardhjet.

Dias është vetëm 20 vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit të qendrës. Ai është transferuar nga kampionati brazilian i futbolit, saktësisht nga ekipi Parana.

 

Ndërkohë, Omer Tzili vjen nga skuadra e famshme izraelite Maccabi Tel Aviv. Ai luan në pozitën e sulmuesit të krahut, teksa ka përvojë të madhe pasi që ka luajtur në shumë skuadra të njohura.

Në edicionin 2016/17 ai ishte pjesë e ekipit spanjoll Granada, duke luajtur madje edhe në La Liga.

 

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe APEOL Nicosia zhvillohet të enjten më 27 gusht me fillim nga ora 20:00.

Tashmë të dy skuadrat i kanë dorëzuar listat në UEFA dhe nuk kanë mundësi t’i ndryshojnë më deri në rundin e radhës.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like