Futboll

Ja kur zhvillohet ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Besës

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Besës, e vlefshme për xhiron e nëntë do të zhvillohet këtë të mërkurë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan me fillim në ora 14.

Gjilani që hynë në këtë ndeshje pas fitores së madhe ndaj Prishtinës, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 0:2, në ndeshjen ndaj Besës hynë si favorite.

Për momentin, Gjilani ndodhet në pozitën e tretë me 13 pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, derisa Besa pas tetë ndeshjeve të zhvilluara gjendet në pozitën e dhjetë (të fundit) me pesë pikë të fituara.

You Might Also Like