Të dashur qytetarë,
Me dhimbje të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të profesorit, Sabit Demiri. Profesor Sabiti, ishte frymëzues për shumë breza e gjenerata. I donte njerëzit, kombin e atdheun. Ai ishte sinonim i qëndresës, dhe i ballafaqimit kundër padrejtësive që iu bënin dhunshëm shqiptarëve. Vdekja e tij do të jetë pikëllim i përhershëm për të gjithë ne, por emri i tij la jehonë të përjetshme në zemrat dhe mendjet tona. Ngushëllime familjes, rrethit dhe bashkëpunorëve të tij!
Lamtumirë, profesor i dashur! Do të kujtojmë përgjithmonë për qëndresën, vendosmërin dhe guximin e një shqiptari të ndershëm e bujar!