Gjilan

Ndërroi jetë profesori i historisë Sabit Demiri

Ka ndërruar jetë profesori I historisë Sabit Demiri. Njoftimi është bërë nga familjarë të të ndjerit nëpërmjet një njoftimi në facebook.

Sabit Demiri për një kohë të gjatë ka punuar profesor I historisë në Gjimnazin “Zenal Hajdini” dhe ishte autor I disa librave nga lëmi I historisë.

I biri I tij ka shkruar:

Të nderuar familjar,ë miq dhe shokë

Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot, më 06 Shtator 2020, ka ndërruar jetë Babai ynë i dashur, Sabit (Ali) DEMIRI – Agi Bit.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 07 Shtator 2020, me faljen e namazit të drekës, në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

P.S. Për arsyeje të pandemisë, ngushëllimet e juaja i pranojmë edhe nëpër mjet telefonatave.

Të pikëlluar,

Familja Demiri

 

You Might Also Like