Sport Club “Gjilani” është duke punuar në afatin kalimtar të verës për të qenë sa më konkurrues në sezonin e ri.
“Kuqebardhët” kanë arritur marrëveshje me futbollistin e mirënjohur kosovar, Arbër Prekazin.
Gazeta “Sheshi” kishte raportuar orë më parë se qendërmbrojtësi do të prezantohet sot tek skuadra gjilanase.

Tashmë faqja zyrtare e klubit e ka prezantuar futobllistin përmes një videoje fantastike.
Kujtojmë që Prekazi kishte veshur fanellën e Gjilanit vitin e kaluar në garat evropiane ku ishte si huazim.