Tekniku shkupjan, Ardian Nuhiu është shpallur trajneri më i mirë në Kosovë, mirënjohje të cilën e ka marrë nga FFK e të cilën atij ia ka ndarë Muharrem Sahiti, zëvendës selektor i Kosovës.
Nuhiu me Dritën arriti ta kalojë turin e dytë kualifikues në Ligën e Evropës, derisa gjithashtu u shpall kampion dimri për stinorin vjeshtor të kampionatit.
Pas marrjes së cmimit ai ka deklaruar:
“Kjo është dita më e lëmtur për mua dhe ekipin tim, e vecantë ngase u cilësova trajneri më i mirë në kampionatin e Kosovës. Falënderoj për këtë shumë njerëz, ngase ishte një kampionat shumë i vështirë. Është nder i vecantë që në një konkurrencë të tillë të shpallesh më i miri. Falënderoj presidentët Valon Murseli e Flamur Bunjaku, drejorët Feti Murseli e Valon Zymberi, Jetmir Salihun, stafin, Intelektualët dhe sidmos futbollistët”, ka thënë Ardian Nuhiu.